Me kallashnikov në mes të qytetit, arrestohet i riu në Elbasan

Shqipëria

Me kallashnikov në mes të qytetit, arrestohet i riu në Elbasan

Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:00
Ilustrim

Një 22-vjeçar nga Elbasani u arrestua nga policia pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri kallashnikov.

Policia thotë se "i riu me iniciale E.K., u vu në pranga pas informacioneve të marra në rrugë operative se dyshohet se qarkullonte në qytet me  armë zjarri".

Ai u arrestua në lagjen "Shënkoll", ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat