Prokurorët në aeroport. Hetimet për grabitjen e parave në pistën e avionëve

Shqipëria

Prokurorët në aeroport. Hetimet për grabitjen e parave në pistën e avionëve

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:03
Foto

Në vendin e ngjarjes së grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit kanë shkuar paraditen e së premtes punonjës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ata po hetojnë për grabitjen me armë, por edhe për shpërdorim detyre. Sipas një raporti konfidencial thuhet se policia është njoftuar 5 minuta me vonesë për ngjarjen dhe për më tepër policisë nuk i është lejuar që të hapë portën dhe të hyjë në pistë për të ndërhyrë.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, “raporti tregon minutë pas minute veprimtarinë e secilës prej instancave dhe thuhet se policia gjendej në pistë në momentin që është thyer perimetri për disa shtetas të deportuar, por ajo nuk është njoftuar se po ndodhte një grabitje”.

Policia ka marrë personat e deportuar dhe është larguar, pasi nuk ka pasur as fushëpamje për të parë se po ndodhte një grabitje. Kur është lajmëruar, punonjësit e TIA-s nuk kanë hapur portën dhe policia është detyruar që të ecë paralel me rrethimin e jashtëm, çka ka sjellë humbje kohe.

Image
Image
Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat