Salianji: Prokurorët në anën e Agron Xhafajt, të arrestohen Andon Marku dhe Alfred Nushi

Shqipëria

Salianji: Prokurorët në anën e Agron Xhafajt, të arrestohen Andon Marku dhe Alfred Nushi

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:51
Ervin Salianji

Ish-deputeti Ervin Salianji sot ishte në Gjykatën e Tiranës për çështjen "Babale". Ai është denoncuar nga Agron Xhafaj, ndërsa tha se prokurorët sot ishin në krahun e trafikantit i cili po vuan dënimin.

Salianji: Prokurorët duhet të ishin në krahun tonë sot duke dënoncuar apo duke marrë të pandehur Agron Xhafajn për një vepër të re dhe jo të ishin ngjitur me avokatët e Agron Xhafajt. Ne jemi këtu për shkak se na ka denoncuar trafikanti i dënuar dhe duke kryer dënimin Agron Xhafaj. Aty ishin ngjitur me prokurorët edhe avokatët për ti pasur si garanci.

Salianji i kërkon Prokurorisë që të arrestojnë për dëshmi të rremë Andon Markun dhe Alfred Nushin.

Salianji: I kërkova prokurorëve të marrin nën arrest për dëshmi të rreme Andon Markun dhe Alfred Nushin. Të dy kanë deklaruar se nuk e njohin Alfred Alizotin, por të dy janë në përgjime të kapur duke i dhënë para Alizotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat