Grabitja/ Alarmi, 5 minuta me vonesë

Shqipëria

Grabitja/ Alarmi, 5 minuta me vonesë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:16
Foto

Një shprehje e urtë thotë “Koha është flori” dhe pikërisht e tillë ishte për grabitësit. Dy minta pasi ata dolën nga porta veriore e Rinasit, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë. Në fakt, njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit.

Këto të dhëna raportohen pas ngjarjes në prokurori mbi veprimet e policisë, të ICTS dhe të TIA-s, pas orës 14.57, atëherë kur në kamerat e sigurisë shfaqet furgoni i grabitësve në portën e zjarrfikësve. Por, pavarësisht këtij fakti, askush nuk ka dhënë alarmin. Në orën 14.59 minuta e 30 sekonda grabitësit gjendeshin në pistë dhe nisin rrëmbimin e thasëve brenda të cilëve më në fund u konfirmua zyrtarisht se janë grabitur 5.7 milionë euro.

Në orën 14:59:20, forcat e Policisë së Rinasit gjendeshin në pistë për të marrë prej andej personat e deportuar nga jashtë vendit. Pikërisht në të njëjtën vendqëndrim, në një avion tjetër sapo kishin mbërritur edhe grabitësit, të cilët po kryenin rrëmbimin e armatosur të vlerave monetare. Por, efektivët e Policisë së Rinasit nuk i kishte njoftuar asnjë, ndërkohë që ata nuk kishin fushëpamje për çfarë po ndodhte disa metra më tej.

Këto janë të dhënat e raportit sekret që evidentojnë minutë pas minute se çfarë ndodhi në datën 9 prill. Njëkohësisht në këtë portë ishte e dislokuar FNSH-ja, ende pa u larguar grabitësit nga pista thuhet më tej, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë tentuar dhe kanë kërkuar që kjo portë të hapet, por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi punonjësit e ICTS kanë refuzuar futjen e FNSH-së në pistë. Diçka e tillë do të sillte kapjen në kohë të grabitësve.

Në raport radhiten si problematike pamjaftueshmëria e patrullave brenda rrethimit nga ICTS, cilësia e rrethimit të aeroportit dhe komunikimi i cunguar, mungesa e kamerave përgjatë gjithë sipërfaqes, por edhe fakti që TIA ka dështuar vazhdimisht në të gjitha testet e fshehta të sigurisë të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat