Grabitja në Rinas, hetim dhe zyrtarëve të aeroportit

Shqipëria

Grabitja në Rinas, hetim dhe zyrtarëve të aeroportit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:17
Foto

Tre prokurorët e Krimeve të Rënda që janë ngarkuar me zbardhjen e grabitjes së Rinasit së bashku me oficerët e policisë gjyqësore, janë rikthyer sërish në Rinas për të kqyrur vendin ku ka ndodhur supergrabitja si dhe për të sekuestruar çdo dokument të mundshem qe do të ndihmojë ne zbardhjen e ngjarjes.


Burime kanë bërë me dije se ngjarja do të hetohet ne të gjitha pistat përfshirë edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës për zyrtarët e aeroportit të Rinasit apo dhe kompanisë që merret me sigurinë e tij. 

Janë sekuestruar edhe raportet e zyrave operative për të mësuar momentin kur është bërë njoftimi i policisë nga ICTS. Nga të dhenat paraprake mësohet se policia është njofuar për ngjarjen dy minuta pasi furgoni ishte larguar nga pista. 

Për hetimin janë angazhuar tre prokuroret Arens Çela, Klodian Braho dhe Besnik Muçi. Gjithashtu janë kqyrur me imtësi kamera të sigurisë për të pare levizjen e autorëve si dhe të bërë të mundur identifikimin e tyre ne bazë të permasave trupore.

Gjithashtu është kërkuar informacion nga tre bankat si dhe në kompaninë securiti që është marrë trasnportimin e parave për personat që kishin dijeni për tranfertën.


Një rëndësi i është kushtuar edhe provave te gjetura në dy furgonat të cilet janë tentuar të digjeshin nga grabitesit për të humbur gjurmët.

Mësohet se në një prej tyre janë gjetur mbetje te cilat janë dërguar per ekspertim. Por një ndihmesë në zbardhjen e ngjarjes mund të japin edhe familjarët e personit të vrarë Admir Murataj.

Ata do të merren ne pyetje për të dhënë detaje mbi lëvizjet e tij pas shpalljes në kërkim si dhe nëse kanë patur dijeni rreth personave me të cilët ai shoqerohej.

Varrimi i Murataj është bërë sot, (12 prill) në vendlindjen e tij në Tropoje ndërkohë që vëllait të tij Aleksandër Murataj, nuk i është dhënë leje nga prokuroria për të qënë i pranishem në varrim gjë që ka ngjalluar dhe një reagim të familjarëve te tij dhe miqve te murataj ne ambjentet e paraburgimit.

 Gjithashtu pas vendimit të marrë disa javë me parë për grabitjen e parë të autoblindave ne Rinas prokuroria i ka kërkuar gjykatës edhe sekuestrimin e pasurive të Aleksandër Murataj dhe të afërmve te tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat