Kush është humbësi i vërtetë i parave në Rinas

Shqipëria

Kush është humbësi i vërtetë i parave në Rinas

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:29
Rinas

Tre Banka të nivelit të dytë po dërgonin para në Austri kur u sulmuan në barkun e Avionit Austria Airlines. Ishin diku tek 5. 5  milion Euro.

Por kush i humbi vërtetë këto para dhe kush humbi më së shumti nga grabitja e tyre?

Së pari humbi shteti shqiptar. Përsëri u bëmë gazi i botës, kjo vjedhje kalon edhe filmat e Mafias italiane të viteve 80 dhe fantazitë më të shfrenuara të regjisorëve të filmave aksion. Do duhen kushedi disa miliona koncerte të Sajmir Pirgut dhe dhjetëra vizita të Kryeministrit nëpër kancelaritë evropiane dhe intervista në orët e hershme të mëngjesit që të rikuperojmë imazhin e cënuar…

Një dëshmitar nga ata që ishin në avionin e grabitur na tregon:

“Në barkun e avionit, nga dritarja e të cilit po shihnin 160 persona, operohej me një intensitet mesatar për të shkarkuar thasët me Euro, Paund ose Dollarë. Ndonjë maskë silikoni me mjekër e pa flokë dhe një tjetër i armatosur si Rambo bënin që heshtja dhe serioziteti në punë të vazhdonte…

Nja 2 minuta u kënaqën, një përvojë e paharruar, e papërsëritshme në memorien e atyre udhëtarëve që fati u ra ta ndiqnin falas skenën. Tani falas krejt jo, se, kur panë atë punëtorin jelekverdhë me duart lart, mornicat ua përshkruan trupin. Por, sapo personazhet kryesorë të Hetimit Tatimor e mbushën fugonin, në bordin e avionit plasën duartrokitjet! Mund të niseshin!

Thonë që Tiku, ish Prokurori i Përgjithshëm, u nis të dilte nga avioni e t’i ndiqte por dikush ia preu hovin. Lëre Tik se I çojnë tek vendi – i tha.

Aty Tiku u qetësua…

Pasagjerët ranë rehat, nxorën telefonat e përpiqeshin të fiksonin ngjarjen. Ta kishin në arkivë këtë mrekulli.

Kaluan edhe 2 minuta dhe askush nuk dukej tek avioni.

Njëri, me fantazi të zhvilluar, mendoi të kapte ndonjë trajse me pare. Hetimit Tatimor nuk u kishte premtuar koha dhe u nisën duke lënë nja 2 thasë të braktisur. I erdhi momnti këtij tipit, nxori trajsën dhe e mbushi me Euro. U bë deti kos, mendoi, të marr edhe unë lugën time…

Një bankier që ishte në bordin e avionit mori në telefon Kryebankierin, shefin e parave. “U vodhëm shef” e lajmëroi me një zë të mekur e gjithë frikë. “Fantastike!- tha shefi, tani të bëjmë një proces verbal sikur ishin pak më shumë, ndoshta një 300 she, kush e merr vesh. Ua lëmë hajdutëve, sikur i morën ata…Marrim edhe ne një lugë se boll u mbytëm në punë”

Po mirë mo, a janë paratë e tua? – pyeti me naivitet telefonuesi ynë

Qenke koqe ti, ia ktheu bankieri. I kam siguruar tek Siguracionet. Ata ta hanë sa krahu.

Po pse thua ti zgjodhëm t’i vjedhim në barkun e avionit- vazhdoi bankieri?

Punonjësi e kishte humbur fare. Dukej si guak.

“Ja ta them unë more humbameno… Zgodhëm barkun e Avionit sepse duhet të ruajmë edhe çunat e Policisë Private, edhe ata të Policisë së Shtetit. Të gjithë janë kaluar.Edhe Kryeministri thotë që nuk ka punë policia në Aeroport, ia fut kinezit. Hë se mban kinezi po hë…

” Policitë e bënë punën. Boll u kemi rënë në qafë çunave.”

Kush janë çunat- tha i habitur punonjësi.

“Kolegët tanë të Policive, të Aeroportit, të Hetimit Tatimor…”

Aty punonjësi u lëshua si dëng leshi përtokë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat