Vrasjet e pazbardhura, Lleshaj dhe kreu i policisë nisen drejt Elbasanit

Shqipëria

Vrasjet e pazbardhura, Lleshaj dhe kreu i policisë nisen drejt Elbasanit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:21
Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se Lleshaj dhe Veliu janë takuar me drejtuesit e Policisë dhe me prefektin Gledian Llatja. Vizita e tyre vjen pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Ndërsa, vendin e Qatos e zuri Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit.

Muça ka qenë dhe drejtuesi i njësisë operacionale gjatë arrestimit të Dritan Dajtit në 7 gusht 2009 në Durrës, ku u ekzekutuan katër oficerë policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat