Dëgjesë publike për përthithjen e fondeve në sipërmarrje, turizëm dhe kulturë

Shqipëria

Dëgjesë publike për përthithjen e fondeve në sipërmarrje, turizëm dhe kulturë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:54
Pamje nga takimi

Sipërmarrja, turizmi dhe kultura ishin në qendër të dëgjesës publike të zhvilluar sot në qytetin e Përmetit nga Komisioni për Integrimin Europian.

Në këtë takim ishin të pranishëm Senida Mesi, nënkryetare e Komisionit për Integrimin Europian, Mirela Kumbaro, deputete e qarkut Gjirokastër, Musa Ulqini deputet, anëtarë të këtij Komisioni, kryetari i këshillit të Qarkut Armand Hila, prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj, kryetari i bashkisë Përmet, Niko Shupuli, si dhe përfaqësues të organizatave dhe shoqërisë civile të qytetit të Përmetit dhe Rajonit.

Gjatë këtij takimi u diskutua në mënyrë interaktive mbi mundësitë për përthithjen e fondeve për projekte në fushën e sipërmarrjes, turizmit e kulturës, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e Rajonit duke ndikuar kjo edhe në procesin e Integrimit Europian dhe plotësimin e Rekomandimeve të Bashkimit Europian.

Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Aliaj në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e rehabilitimit të aksit rrugor Tre Urat – Çarshovë – Përmet si një mundësi reale për zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimeve dypalëshe mes dy vendeve fqinjë.

Gjithashtu institucioni i Prefektit të qarkut është duke realizuar disa projekte të përbashkëta ndërkufitare që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit ndërkufitar, krijimin e shtigjeve dhe vendosjen e teknologjisë në mënyrë që turistët e huaj të cilët vizitojnë qarkun tonë të shpenzojnë më shumë ditë qëndrimi në territorin e qarkut tonë. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat