Në Peqin, 123 nxënës nuk marrin subvencionet për librat shkollorë, librashitësi i mban si fitime të vetat

Shqipëria

Në Peqin, 123 nxënës nuk marrin subvencionet për librat shkollorë, librashitësi i mban si fitime të vetat

Më: 12 prill 2019 Në ora: 20:51
Fiksi Fare shkoi fillimisht në Gjimnazin Kemal Ataturku, në fshatin Pajovë e zv. drejtoresha Elvira Beheluli

“Fiks Fare” udhëtoi drejt Peqinit, pasi në redaksi erdhi një denoncim se pagesat për subvencionet e librave nuk janë kryer nga distributori. Qytetari, babai i një nxënëseje në gjimnazin “Kemal Ataturku” , në Pajovë të Peqinit tregon se familja e tij trajtohet me asistencë sociale.

Në fillim të vitit shkollor ata kanë blerë tekstet, ku kanë bërë edhe pagesën. Pas njoftimit nga drejtoresha e shkollës se duhet të shkonin të tërhiqnin subvensionet, pasi paratë kanë kaluar, prindërit fillimisht ju drejtuan librashitësit në qytetin e Peqinit me emrin” Shkëndie Isaje”.

Djali i saj kishte refuzuar t’u jepte paratë, duke pretenduar fillimisht se nuk kanë kaluar paratë, pastaj kishte nxjerrë justifikimin se nuk e kishte informacionin se sa para duhej t’u kthente çdo nxënësi.

Fiksi Fare shkoi fillimisht në Gjimnazin Kemal Ataturku, në fshatin Pajovë e zv. drejtoresha Elvira Beheluli, deklaroi se janë 123 nxënës që përfitojnë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve subvensione për tekstet shkollore të vitit 2018-2019. Drejtoria e shkollës u ka komunikuar nxënësve të shkonin të tërhiqnin paratë, pasi Zyra Arsimore Peqin kishte derdhur shumën e parave në llogari të dy distributorëve.

Në qytetin e Peqinit kanë qenë dy distributor ku njëri ka bërë rimbursimet e tjetri jo. Zv. drejtoresha pohon se pasi ka marrë shqetësimet nga prindërit, kishte komunikuar edhe me shtëpitë botuese, pasi janë ato që zgjedhin distributorin për shitjen dhe shpërndarjen e librave. Problemi sipas znj Beheluli është te librashitësi, pasi është ai që duhet të kthejë paratë sipas vlerës së përcaktuar për çdo nxënës.

Fiksi shkoi për të pyetur në Zyrën Arsimore Peqin, e përgjegjësja Diana Kasa konfirmoi derdhjen e parave sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve në datën 6.12.2018. Ajo tregon se ka komunikuar me distributorin dhe shpresonte të zgjidhej, por ZA Peqin, është jashtë procesit të shpërndarjes së librave e nuk ka përgjegjësi .

Fiks Fare shkoi në librarinë Peqin në pronësi të Shkëndije Isaje për të pyetur se pse nxënësit nuk kanë marrë paratë, edhe pse shuma është depozituar në llogari të tyre.

Djali i pronares mohoi që paratë të jenë subvensione për librat shkollorë, madje ai pretendoi se janë fitimet e librarisë për shitjen e shpërndarjen e librave. Ai deklaroi se për kategorinë e nxënësve, familjet e të cilëve trajtohen me asistencë sociale librat janë shpërndarë falas. Më pas ai gjithashtu deklaron po për këta nxënës se subvensionet nuk duhet t’i kërkojnë te libraria, se ai nuk është institucion shtetëror.

Ai nuk kishte asnjë para për të dhënë kundrejt këtyre nxënësve, edhe pse derdhja e parave është bërë pikërisht në llogari bankarë të tij për subensione të teksteve shkollore.

Pronarja e librarisë ndërhyri menjëherë duke kërkuar të mos transmetohet kjo histori, pasi ajo do sigurohej vetë që paratë t’i marrë çdo nxënës brenda muajit.” Do t’i jap nga xhepi im” shprehet ajo duke i kërkuar grupit të xhirimit të mos transmetojë kronikën .

“Brenda muajit do të marrin paratë, vetëm se këto punë nuk zgjidhen me media” deklaroi pronarja e librarisë. Por menjëherë pasi Fiks Fare u interesua se kur do të bëhej rimbursimi i familjeve me ndihmë ekonomike sipas ligjit, libraria brenda muajit fillojë shpërndarjen e tyre.

Qytetari falënderoi Fiks Fare që vuri në lëvizje gjithçka për të zgjidhur problemin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat