Mblidhet Task Forca për turizmin - Bota Sot
Mblidhet Task Forca për turizmin

Shqipëria

Mblidhet Task Forca për turizmin

Më: 12 prill 2019 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Në prag të sezonit turistik, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi mblodhi Task-Forcën e Turizmit në Velipojë. Ai tha se ndarjet e plazheve duhet të jenë gati brenda muajit Maj, në mënyrë që të mos përsëritet situata e viteve të shkuara me ndërhyrjen e policisë.

“Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave përcaktoi se duhet të jemi shumë më përpara në ndarjen e plazheve, kontroll do të jetë në sezon, por para se të merren lejet e operatorëve. Nuk do të lejohet të ketë një operator, pa vendosur një orar plazhi  pa siguruar pastërtinë dhe pa ndarë një dakortësi me kryetarin e bashkisë, për mënyrë sesi do të funksionojë stacioni i plazhit”.

Ministri Klosi kërkoi nga operatorët tursitikë të zbatojnë të gjitha rregullat për një vit të suksesshëm turistik si ai i vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...