Protesta e nesërme, Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje qytetarëve të saj

Shqipëria

Protesta e nesërme, Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje qytetarëve të saj

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:38
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë protestës që do të zhvillojnë partitë opozitare në datën 13 prill.

Ambasada u ka bërë thirrje që qytetarët amerikanë të evitojnë zonën rreth Kryeministrisë në orën 18:00, ku pritet që të mbahet edhe tubimi i opozitës.

“Pikat e mundshme të grumbullimit të protestuesve në Tiranë janë: Godina e Kryeministrisë, Godina e Parlamentit, godina të tjera qeveritare. Një demonstratë pritet të zhvillohet pranë godinës së Kryeministrisë më 13 prill, 2019, duke nisur nga ora 6 e pasdites. Grupi synon të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit. Personeli i Ambasadës amerikane dhe familjarët e tyre udhëzohen që të shmangin të gjitha pikat e mundshme të grumbullimit, ku zhvillohen apo pritet të zhvillohen demonstratat. Shmangni grumbullimet e mëdha dhe çdo zonë ku zhvillohen, apo mund të zhvillohen demonstrate. Tregoni kujdes për situatën përreth. Ndiqni informacionet e fundit të mediave vendase. Ruani profil të ulët”, – thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që në protestat e opozitës, Ambasada amerikane u kërkon shtetasve të saj të qëndrojnë larg vendtubimeve. Kjo për shkak të akteve të dhunës që jo në pak raste kanë karakterizuar protestat e opozitës së bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat