Grabitja e Rinasit, Ilir Yzeiri: Kjo ngjarje mund të bëhet serial

Shqipëria

Grabitja e Rinasit, Ilir Yzeiri: Kjo ngjarje mund të bëhet serial

Më: 12 prill 2019 Në ora: 23:05
Grabitja e Rinasit

Grabitja e tre ditëve më parë në Aeroportin e Rinasit ka qenë ndër ngjarjet më të diskutuara. Edhe në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan të ftuarit Ilir Yzeiri dhe Arjan Curi kanë diskutuar mbi grabitjen e miliona eurove. Pyetjes së drejtuesit të emisionit Arian Çani “Mega bingo e Rinasit: A do bëhet film?”, Yzeiri iu përgjigj duke thënë se kjo ngjarje jo vetëm që mund të bëhet film, por edhe serial.

“Kjo është një nga ngjarjet që askush nuk do donte ta përjetonte. Është ngjarje që është përsëritur disa herë, është e papranueshme. Ajo Rruga e Rinasit të krijon përshtypjen se një vjedhje do të ndodhë. Është një ngjarje kaq e rëndë dhe unë nuk kam nerva ta analizoj. Kjo ngjarje nuk mund të bëhet vetëm film, por serial. Mua më pëlqeu reagimi i ministres, Belinda Balluku, nga mënyra si e kishte hartuar qëndrimin dhe të shpresojmë se më në fund të kemi zyrtar të përgjegjshëm që të na thonë se kush është fajtor”, tha Yzeiri.

Ndërkohë, Curi shtoi se skenari i kësaj ngjarje është organizuar nga një “regjisor” dhe se në të janë përfshirë shumë persona.

“Në gjithë botën vidhen njerëzit në aeroporte, këtu tek ne vidhen paratë. Nëpër vendet e tjera aeroportet janë të sigurta, nuk mund të vidhen lehtë. Skenari është i thjeshtë, këto ngjarje kanë gjithnjë një regjisor. Këta janë hajdutë fisnikë dhe kishin një rregull të pa shkruar që nuk do të vrisnin njeri dhe për fat të keq u vra një prej tyre. Në 5 vjedhje që kanë bërë nuk kanë vrarë njeri”, tha Curi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat