Opozita protestë përpara Këshillit të Ministrave, Rama largohet nga Tirana - Bota Sot
Opozita protestë përpara Këshillit të Ministrave, Rama largohet nga Tirana

Shqipëria

Opozita protestë përpara Këshillit të Ministrave, Rama largohet nga Tirana

Më: 13 prill 2019 Në ora: 07:22
Tiranë

(E plotësuar) - Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës Kombëtare më qëllimin e rrëzimit të qeverisë. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit do të mblidhen rreth godinës së Këshillit të Ministrave në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit.

Edhe sot shefi i qeverisë nuk do të jetë në Tiranë, por është nisur jashtë shtetit për një vizite tjetër zyrtare.  Për të parandaluar incidente të mundshme, godina e Këshillit të Ministrave, prej më shumë se 24 orësh është blinduar me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës. Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit.  Mësohet se forca të shumta policore do të jenë në gatishmëri, për ruajtjen e rendit. Skenari i protestës së opozitës së bashkuar është i ngjashëm me ato të herëve të tjera.

Image

Sot proteston opozita në Shqipëri

Opozita e bashkuar do të zhvillojë ditën e nesërme protestën e radhës para kryeministrisë.

Nëpërmjet një video të postuar në facebook, kreu i PD-së Lulzim Basha, i bën edhe njëherë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen tubimit.       

“Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpinë tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!”, shkruan kreu i PD-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...