Protesta e opozitës, rrethohet kryeministria, Rama ia “mbath” jashtë Shqipërisë

Shqipëria

Protesta e opozitës, rrethohet kryeministria, Rama ia “mbath” jashtë Shqipërisë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 09:55
Tiranë

Pasditen e sotme opozita do të zhvillojë protestën e radhës.

Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit do të mblidhen rreth godinës së Këshillit të Ministrave në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit.

Rama nuk do të jetë në Tiranë, por është nisur jashtë shtetit për një vizite tjetër zyrtare.

Për të parandaluar incidente të mundshme, godina e Këshillit të Ministrave, prej më shumë se 24 orësh është blinduar me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës.

Janë vendosur kangjella përreth ndërtesës. Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit.

Forca të shumta policore do të jenë në gatishmëri, për ruajtjen e rendit. Skenari i protestës së opozitës së bashkuar është i ngjashëm me ato të herëve të tjera.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat