Gjatë vizitës në SHBA, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi takim me Shefin e Misionit të FMN për Shqipërinë, Jan Kees Martij.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, u fol për rëndësinë që ka ky institucion për qeverinë shqiptare dhe Majko e njohu Martij me politikat shtetërore të hartuara për Diasporën.
Me interes gjatë kësaj bisede ishte fusha e arsimit dhe lehtësimi i procedurave për rikthimin e shqiptarëve në Atdhe, ku ministri i Shtetit për Diasporën u shpreh se “në ligjin e ri për qeverisjen lokale, i cili pritet të kalojë në parlament, janë duke u krijuar Zyrat e qeverisjes vendore për shërbimin e Diasporës dhe emigracionit.”
Gjithashtu, u bisedua për bashkëpunime në fushën e Diasporës në të ardhmen. /ATSH