Dy binjaket e lindura në spitalin e Dibrës, përfitojnë çekun e bebes

Shqipëria

Dy binjaket e lindura në spitalin e Dibrës, përfitojnë çekun e bebes

Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:59
Adea dhe Andra janë dy binjaket e para për këtë vit

Adea dhe Andra janë dy binjaket e para për këtë vit që kanë ardhur në jetë në spitalin rajonal të Dibrës dhe që kanë përfituar bonusin 80,000 lekë secila.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shprehet se “163 fëmijë të lindur në spitalin e Dibrës gjatë 3 muajve të parë 2019 kanë përfituar çekun e bebes nga 40,000-120,000 lekë”.

Sipas ministres, bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë mbështet rreth 30 mijë familje në vit.

Bonusi i bebes u jep familjeve 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekin e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat