Basha mbyll protestën: Populli e vulosi largimin e Ramës

Shqipëria

Basha mbyll protestën: Populli e vulosi largimin e Ramës

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:42
Pamje nga protesta

(E plotësuar) - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga selia e partisë së tij, tha se protesta e sotme është më e madhja në historinë e pluralizmit. Ai shtoi se qytetarët vulosën largimin e Ramës.

“Sot ishte e nënta protestë në 3 javë, të tretën kombëtare ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët largimin e Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.

Basha tha se përpjkjet e Ramës për ta shpërndarë protestën dështuan edhe pse sjellja e tij ngjan me të pushtuesve.

“Qeveria kriminale e Ramës e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe oligarkëve sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, ndaj qytetarëve protestues”, vijoi Basha.

Kryetari i PD-së tha se fundi i Ramës tashmë është vendosur dhe nuk e ndalojnë dot as arrestimet dhe hedhja e gazit.

“Asnjë veprim i kundërligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran”, deklaroi Basha.

Me fjalimin e Lulzim Bashës dhe këndimine  himnit kombëtar, është mbyllur edhe protesta e opozitës në Tiranë.

***

Vijon prej rreth 4 orësh protesta e opozitës së bashkuar, e cila pasi nisi para Kryeministrisë, është zhvendosur prej orës 19:30 para Parlamentit.

Aty janë hedhur në mënyrë të vazhdueshme sende dhe fishekzjarre drejt godinës, ndërsa policia është kundërpërgjigjur hera-herës me gaz lotsjellës.

Top Channel raporton se policia po tenton të shpërndajë protestën, pasi ka shtuar dozën e gazit lotsjellës, si dhe ka filluar përdorimin e makinave ujë-hedhëse.

Image

Ndërkohë, në megafonë vijon të përsëritet thirrja për të mos shkaktuar akte dhune dhe për të mos protestuar me fytyrë të maskuar, ndërsa pasojat ligjore u janë kujtuar edhe organizatorëve.

Fillon djegia e veturave

Fillon djegia e veturave në Tiranë nga protestuesit e opozitës.

Image

Turma e protestuesve para parlamentit, është shpërndarë 3 herë radhazi nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës.

Megjithatë protestuesit vijojnë të rezistojnë dhe sapo minimizohet efekti i gazit lotsjellës, rikthehen sërish para parlamentit.

Liderët e opozitës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi, janë aty, bashkë me protestuesit dhe udhëheqin turmën vazhdimisht drejt parlamentit.

Deri tani raportohet se nga përplasjet polici-protestues, janë plagosur të paktën 5 efektivë, që po vijojnë të marrin ndihmën mjekësore në ambientet spitalore.

Gjithashtu, edhe disa protestues kanë përfunduar në spital, kryesisht për shkak të efektit të gazit lotsjellës.

Tre herë gaz lotsjellës, por protestuesit rikthehen sërish para parlamentit

Turma e protestuesve para parlamentit, është shpërndarë 3 herë radhazi nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës.

Megjithatë protestuesit vijojnë të rezistojnë dhe sapo minimizohet efekti i gazit lotsjellës, rikthehen sërish para parlamentit.

Liderët e opozitës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi, janë aty, bashkë me protestuesit dhe udhëheqin turmën vazhdimisht drejt parlamentit.

Deri tani raportohet se nga përplasjet polici-protestues, janë plagosur të paktën 5 efektivë, që po vijojnë të marrin ndihmën mjekësore në ambientet spitalore.

Gjithashtu, edhe disa protestues kanë përfunduar në spital, kryesisht për shkak të efektit të gazit lotsjellës.

Gazi nuk kursen as Berishën, fotot që vijnë nga protesta

Gazi që ka shpërndarë disa herë protestuesit jashtë Parlamentit ka shkaktuar probleme edhe për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Image

Në disa foto të shpërndara nga LSA, duket momenti kur Berisha ka vështirësi në frymarrje e mban një shami të bardhë në fytyrë.

Gjakoset një fotograf, mbi 15 protestues të plagosur

Image

Partia Demokratike ka shpërndarë foto të fotografit Arben Dajçi, i gjakosur në kokë dhe pretendon se ai është dhunuar nga policia në protestë.

Po ashtu, sipas PD, janë mbi 15 protestues të verifikuar aktualisht në protestë, të plagosur ose me probleme të rënda me frymëmarrjen. Nga organizatorët e protestës së PD raportohen edhe gazetarë të lënduar.

***

Fishekzjarret e shumta të hedhura në drejtim të policisë nga ana e protestuesve, kanë sjellë edhe pasojat e para.

Fillimisht një efektiv i forcave policore është transportuar me ambulancë për në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, për të marrë ndihmën mjekësore.

Kjo pasi ai ishte djegur në fytyrë nga fishekzjarret e hedhura, ndërsa ende nuk duhet shkalla e djegies.

Vetëm pak minuta më parë, drejt qendrave spitalore u dërguan edhe 4 efektivë policie të tjerë, për t’u trajtuar nga plagët e ndryshme të marra në protestë.

***

Prej disa minutash turma e protestuesve ka mbërritur para godinës së parlamentit, ku hedhin fishekzjarre e kapsolle drejt policisë dhe përsërisin thirrjet “Rama Ik”.

Pas disa minutash tentativa për të çarë rrethimin e policisë, kjo e fundit ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës ndaj turmës, çka solli shpërndarjen e tyre në rrugët përreth parlamentit.

Protesta e opozitës vijon që prej orës 18:00, kur nisi në bulevard, para godinës së kryeministrisë. Pas më tepër se një ore atje, turma erdhi drejt parlamentit, ku përqendrimi policor është më i ulët në numër.

Protestuesit bojë e domate kryeministrinë, Basha: Po bi muzgu i zi, qeveri tranzitore

Protestuesit e opozitës kanë çarë perimetrin e sigurisë duke u përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit të vendosur para Kryeministrisë.

Image

Menjëherë pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, protestuesit kanë arritur ta çajnë kordonin e vendosur para godinës së qeverisë.

Aktualisht një pjesë po qëndrojnë në shkallët para godinës së Kryeministrisë.

Ndërsa protestuesit janë përplasur me policinë duke rrëzuar gardhin rrethues me hekura, disa të tjerë kanë hedhur kapsolla, tymuese dhe bojë në muret e godinës së kryeministrisë.

Opozita është rikthyer sërish në protestë për largimin e Ramës, por ndryshe nga herët e tjera protesta e sotme zhvillohet pasdite.

Basha po mban fjalen para protestuesve:   “Lumi i sovranit ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë. Jeni këtu më shumë dhe më të bashkuar se kurrë më parë. Më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë dhe bashkim zemrash, medjesh e vullnetesh, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet dhe bandën e korrupsionit”

Sot koalicioni i opozitës është kolaicion i maxhorancës absolute. Unë PD e dimë fare mirë që ky  mandate besimi që vjen nga shumca e përjashtuar dhe e grabitur e dhunuar shkon përtej nevojës acute për rrotacion politik

Basha: Deklaroj më zërin tim se nuk do të ketë marrëveshje 

Në emër të të gjitha partive politike në koalicionin opozitar, Basha ka deklaruar se nuk do të ketë një marrëveshje me të korruptuarit, sikurse në majin e 2017-tës.

Basha: Që sot e tutje ju (qeveria) nuk jeni më shteti, por antishteti. Ju nuk jeni ligji, jeni antiligji. Nuk jeni drejtësia, por padrejtësia. Që sot sovrani i derdhur në këtë shesh është ligji, drejtësia dhe shteti. Vëllezër dhe motra, kjo protestë e 9-ta në 8 janë është prova pse Shqipëria këto 8 javë ka ndryshuar. Banda e Ramës që është pasuruar me djersën tuaj duan t'ju bëjnë të besoni se kjo nuk është një betejë e vërtetë, por thjeshtë një betejë e radhës që do zgjidhet me marrëveshjen e radhës. Dua të deklaroj sot me zërin tim në emër të të gjithë opozitës se nuk do të ketë marrëveshje. Nuk jemi këtu për kalkulime elektorale, por për ju, pavarësisht bindjeve politike.

Image
Lulzim Basha

E veçanta e protestës: Çadrat me mbishkrimin “Ik”

Brohoritje, krisma kapsollash, bojë në drejtim të kryeministrisë, derdhje të qumështit në rrugë.

Kjo është ajo çfarë po ngjan në protestën e nëntë të opozitës së bashkuar e cila kësaj radhe nisi në orët e pasdites.

E veçanta e kësaj proteste mbeten çadrat në të cilat shkruhet “Ik”, një gjetje e organizatorëve për të shpërndarë mesazhin e tyre për kryeministrin Edi Rama dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur protestuesit nga shiu.

Image

Fermerët derdhin qumështin para kryeministrisë

Një protestuesi i ka rënë të fiktë para kryeministrisë. Ndihma i është dhënë nga ambulanca, por siç shihet në këto pamje, personit i është ndihmuar edhe nga  protestues të tjerë.

“Rrugët e Tiranës buçasin”, Kryemadhi ka një propozim për çdo kryeministër që do të vijë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lënë ambientet se selisë së LSI-së dhe i është drejtuar shehsit para Kryeministrisë.

Për RTV Ora, Kryemadhi u shpreh se në protesta çdo ditë qytetarët shtohen, ndërsa theksoi se çdo mjet që qeveria po përdor për të ruajtur pushtetin, tregon fundin e saj.

Mryemadhi shtoi se çdo kryeministër që  do të vijë në detyrë duhet të bëjë analizë psikologjike, në mënyrë që vendi të mos mbetet në dorë të një sëmuri psikik, duke iu referuar këtu Ramës.

Kryemadhi: Orari nuk ka të bëjë fare. Të gjitha ditët janë të zotit dhe orët. Nuk na kushtëzon dhe detyron njeri. E rëndësishme është që çdo ditë shtohet pjesëmarrja e qytetarëve. Nëse 16 shkurti ishte më e madhja, sot mjafton të shohësh se si rrugët e Tiranës buçasin. Çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje, tregon fundin dhe rënien. Sa më shumë e zgjat, zgjat vuajtjen dhe dhimbjen për qytetarët. 

Çdo kryeministër duhet të bëjë analizë psikologjike, sepse vendi nuk mund të rrijë në dorë të një të sëmuri psikik. Të pastrojmë politikën nga krimi. Ne duhet t'ju sjellim shqiptarëve ata politikanë që mendojnë për qytetarët.

Fermerët derdhin qumështin para kryeministrisë

Në protestën e sotme të opozitës kanë marrë pjesë edhe shumë fermerë, të cilët kundërshtojnë skemën e re të TVSH. 

Në shenjë protestë ata kanë derdhur qumështin, por kanë hedhur edhe produkte të tjera bujqësore.

***

Demonstruesit e opozitës së bashkuar janë mbledhur këtë pasdite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë.

Protestuesit, disa prej të cilëve edhe të maskuar, kanë ndezur flakadanë, ndërsa disa të tjerë kanë hedhur shashka, tymuese, kapsolla dhe bojë në drejtim të policisë dhe të godinës së kryeministrisë.

Po ashtu protestuesit kanë hedhur në drejtim të kryeministrisë fruta dhe perime si dhe kanë derdhur në trotuar qumësht.

Ndërsa pritet që demonstruesve t’i bashkohen edhe drejtuesit e opozitës, Policia e Shtetit po i bën thirrje organizatorëve dhe protestuesve që të ruajnë qetësinë. “Të nderuar organizatorë, të nderuar qytetarë merrni masa. Do të ketë ndëshkime sipas ligjit”.

Një tjetër thirrje e vazhdueshme e policisë është edhe në drejtim të personave të maskuar. “Organizatorë, protestues ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Do të mbani përgjegjësi. Hiqni maskat dhe mos hidhni objekte në drejtim të policisë”.

Policia e Shtetit ka marrë masat për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Krahas policisë së rendit, në mbarëvajtjen e protestës, janë angazhuar edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të repartit Shqiponja.

***

Një pjesë e mirë e protestuesve kanë mbërritur para kryeministrisë, ndërsa të tjerë pritet të vijnë nga momentin në moment.

Shumica e protestuesve janë grumbulluar para selisë së PD-së dhe do të ecin në bulevard, bashkë me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Ndërkohë pa nisur ende mirë protesta, janë regjistruar incidentet e para, pasi disa protestues kanë hedhur kapsolla në drejtim të kordonit policor.

Image

Këtë herë ka një prani të madhe të flamujve të PD-së në duart e protestuesve, por edhe vuvuzela me ngjyrat e flamurit të Venezuelë.

Image

***

Opozita në Shqipëri është rikthyer sërish në protestë për largimin e Ramës, por ndryshe nga herët e tjera protesta e sotme zhvillohet pasdite.

Pankarta të shumta ku kërkojnë largimin e kryeministrit, por edhe çadra me mbishkrimin “Rama Ik”, vihen re në duart e protestuesve, që edhe sot pritet të jenë disa mijëra.

Nga momenti në moment, pritet që edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, bashkë me simpatizantët e kësaj force politike, të nisen nga selia e tyre, për t’u bashkuar me protestuesit para kryeministrisë.

Leja për protestën e sotme nga opozita është marrë deri në orën 12:00 në mesnatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat