Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Kryeministrisë

Shqipëria

Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Kryeministrisë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 19:34
Pamje nga protesta

Protestuesit e opozitës kanë çarë perimetrin e sigurisë duke u përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit të vendosur para Kryeministrisë.

Menjëherë pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, protestuesit kanë arritur ta çajnë kordonin e vendosur para godinës së qeverisë.

Aktualisht një pjesë po qëndrojnë në shkallët para godinës së Kryeministrisë.

Ndërsa protestuesit janë përplasur me policinë duke rrëzuar gardhin rrethues me hekura, disa të tjerë kanë hedhur kapsolla, tymuese dhe bojë në muret e godinës së kryeministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat