Digjet nga fishekzjarrët polici në Tiranë, reagon Rama e Lleshaj

Shqipëria

Digjet nga fishekzjarrët polici në Tiranë, reagon Rama e Lleshaj

Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:48
Viktima nga fishekzjarret

Një efektiv i forcave policore në Tiranë është transportuar me ambulancë për në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare për të marrë ndihmën mjekësore.

Kjo pasi ai ishte djegur në fytyrë nga fishekzjarret e hedhura, ndërsa ende nuk duhet shkalla e djegies

Menjëherë pas këtij rasti ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama që ka shprehur

solidaritet me çdo punonjës policie që, sipas tij, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar pa kokë dhe pa drejtim.

“Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”, deklaron kreu i ekzekutivit. 

Edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se “plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar”, tha Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat