Berisha: Protesta i tregoi botës së shqiptarët janë në kryengritje

Shqipëria

Berisha: Protesta i tregoi botës së shqiptarët janë në kryengritje

Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:58
Sali Berisha

Sali Berisha tha se protesta e sotme e opozitës i tregoi botës së shqiptarët janë në kryengritje. Ai u shpreh se shqiptarët e çuan Ramën në shkretëtirë, i cili i ka ditët e numëruara.

Berisha: Edi Rama është në shkretëtirë. I ka kohërat e numëruara. Protesta është në vazhdim, por sesi do vazhdojë ka një shtab që e organizon. Ishte një protestë e jashtëzakonshme. Një cunam që e nisi Ramën në shkretëtira si zagar.

Protesta e opozitës e bëri kryebandën shtetëror, qeverinë të struket. E bëri kryeministrin t'ia mbathe. Sa herë që protestohet ikën ja mbath.

Pushteti është i qytetarëve!

Qeveria po vazhdon zakonin e vet, po vjedh. Por shumë shpejt do ti vjellë ato që ka vjedhur.

Protesta e sotme u tregoi botës se shumica e shqiptarëve është në kryengritje paqësore. Është revolucion demokratik, me elementë të mos bindjes civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat