Gazetarja humb ndjenjat, publikohen pamjet - Bota Sot
Gazetarja humb ndjenjat, publikohen pamjet

Shqipëria

Gazetarja humb ndjenjat, publikohen pamjet

Më: 13 prill 2019 Në ora: 21:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Partia Demokratike ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka sulmuar protestuesit me gazlotsjellës në një kohë që këta të fundit nuk ishin duke kryer veprime të dhunshme.

PD në një reagim zyrtar thekson se dhe kryetari Basha ishte duke folur për mediat, ndërkohë që policia ka larguar protestuesit me gaz.

“Policia hedh gaz ndaj protestuesve dhe drejtuesve te opozitës në një moment krejtësisht të qetë, kur protestuesit nuk po kryenin asnjë veprim në rrugën para Parlamentit.

Gazi u hodh, ndërsa kryetari I PD, Lulzim Basha ishte duke folur për median në rruge, veprim I cili detyroi edhe Bashin dhe gazetaret qe te ndërprisnin ne mes intervistën”, thekson PD.

Ndërkohë që si pasojë e gazitlotsjellës, një gazetare e TV Tema ka humbur ndjenjat.

Ndërsa dhe disa protestues kanë mbetur të lënduar nga konfrontimi me policinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...