Zheji i përgjigjet Ballës: Je më i përpjekuri për Integrimin

Shqipëria

Zheji i përgjigjet Ballës: Je më i përpjekuri për Integrimin

Më: 13 prill 2019 Në ora: 21:21
Artur Zheji

Gazetari Artur Zheji në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se mesazhet e ndërkombëtarëve janë me dy gjuhë, ose dy standard.

Zheji: Gjatë vizitës së zotit Palmer dhe bisedave më Bashën dhe Kryemadhin, për Ramën nuk marrë asnjë përgjegjësi të them mendoj që nëse do kishim paralajmërime kategorike, e para jo më protestë dhe e dyta krijoni një tavolinë, një fjalim një moralitet, na e zgjidhni këtë problem se për ndryshe jeni aut nga cdo lloj tryeze me ne, apo siç i themi ne i heqim vizën. Pra nëse do kishim pasur kështu mesazhezh opozita do kishte reflektuar sërish. 

Mesazhet janë me gjuhë të dyfishtë. Edhe protestat janë demokratike, do të thotë vazhdoni ju, por jo të dhunshme. Por vazhdojini. Mundohuni të gjeni gjuhën me qeverinë.  

Zheji i përgjigjet Ballës: Je më i përpjekuri për Integrimin

Pas reagimit të Ballës në facebook lidhur me protestën, i është kundërpërgjigjur Zheji.  

Zheji: Do ti jepja një përgjigje Taulant Ballës. Ka shumë të drejtë Taulanti, është nga ata më të përpjekurit për Integrimin e Europian. Por përgjigjen Ballës ia ka dhënë Arvizu, kur u bë një intervistë, e cila u bë shumë e shkurtër sepse përgjigja nuk ishte ajo që pritej.

Balla ngre dyshime për koiçidencën e protestave në Tiranë, Beograd dhe Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat