Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga shokët e klasës - Bota Sot
Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga shokët e klasës

Shqipëria

Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga shokët e klasës

Më: 13 prill 2019 Në ora: 22:44
Pas shumë konsultave mjekësore, Kristina kishte zbuluar që shqetësimet i vinin si pasojë e tumorit.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” çeli puntatën e sotme me historinë e një vajze të re e cila lufton çdo ditë për jetën. Kjo ishte historia e Kristinës që dy vite me përpara ishte diagnostikuar me kancer. Kur ishte në vitin e parë të gjimnazit ajo kishte filluar të ndjente lodhje dhe shqetësime në këmbën e majtë.

Pas shumë konsultave mjekësore, Kristina kishte zbuluar që shqetësimet i vinin si pasojë e tumorit.

Familja e kishte dërguar në Itali që të operohej, por fatkeqësisht doktorët për t’i shpëtuar jetën ishin detyruar që t’i prisnin këmbën pasi tumori kishte avancuar shumë. Kristina pas operacionit i ishte nënshtruar disa kimioterapive dhe muaj më vonë doktorët kishin zbuluar disa njolla në mushkri.

Image

Ajo ishte nënshtruar një operacioni tjetër i cili kishte përfunduar me sukses.

Në studio kishin ardhur shokët e saj të gjimnazit me dëshirën për ta bërë të lumtur Kristinën dhe për t’i thënë se nuk është vetëm dhe se jeta pavarësisht pengesave dhe sfidave që na vendos përpara është gjithmonë e bukur. Kristina rrëfeu vështirësitë që kishte kaluar dhe ndjenjat që e kishin shoqëruar gjatë gjithë kohës.

Image

“Kam menduar shumë pas operacionit të parë dhe shpesh herë thoja me vete se pse nuk vdiqa, se pse vazhdoj të jetoj. Por tashmë kam kuptuar që jeta është e bukur dhe kur ke forcë dhe dëshirë për të jetuar, ti mund të kalosh çdo vështirësi.”

E ftuar surprizë për Kristinën në program ishte këngëtarja e baladave hit, Fifi e cila u shpreh :“Edhe unë kam kaluar plot vështirësi në jetën time, por jo si ti. Ne jemi shumë të forta dhe tepër të guximshëm dhe nëse unë të duhem për ndonjë gjë do të jem aty për ty.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...