Washington Post publikon foto pikante nga protesta: Përleshjet e opozitës shqiptare me policinë në protesta anti-qeveritare

Shqipëria

Washington Post publikon foto pikante nga protesta: Përleshjet e opozitës shqiptare me policinë në protesta anti-qeveritare

Më: 14 prill 2019 Në ora: 01:02
Pamje nga protesta

Gazeta e njohur amerikane, Washington Post, ka raportuar vazhdimisht protestën e opozitës në Shqipëri. Gazeta, e cila përdor sloganin: ‘Demokracia vdes në errësirë’, ka publikuar edhe një foto pikante nga Asocciated Press.

“Partitë e opozitës shqiptare janë mbledhur në kryeqytetin,Tirana, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në Tiranë, në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’, me postera dhe slogane antiqeveritare, duke hedhur shashka dhe tymuese mbi policinë.

Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të godinës qeveritare, por nuk u përpoqën që të hapnin dyert e saj”.

“Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, diçka që mohohet nga qeveria”.

“Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për rotacion të menjëhershëm politik, duke kërkuar një kabinet tranzitor për Ramën. Ai kërkoi edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat