Berisha: Nderim, protestuesve dhe mediave ndërkombëtare, që mbështetën kauzën e shqiptarëve!

Shqipëria

Berisha: Nderim, protestuesve dhe mediave ndërkombëtare, që mbështetën kauzën e shqiptarëve!

Më: 14 prill 2019 Në ora: 08:37
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk e ka kursyer nderimin dhe mirënjohjen e tij për ata qindra mijëra protestues dhe ato media ndërkombëtare, që mbështetën protestën e opozitës shqiptare dhe bënë që në të gjithë botën të flitej mbrëmjen e së 13 prillit, për Shqipërinë.

Në një shënim në Fb, në orët e vona të të shtunës, Berisha ka publikuar këtë mesazh për miqtë e tij në rrjetet sociale:

"Miq, BBC, CNN, Fox News, Euronews, New York Times, Washington Post, Reuteurs, VOA dhe mbarë mediat e tjera më të mëdha të planetit, që transmetuan "live" cunamin e jashtëzakonshem të opozitës shqiptare, e shpallën Tiranën - kryeqytetin e Ballkanit..

Image

Nderim të madh qindra mijëra protestuesve, që shpërndanë në mbarë botën, zërin e fuqishëm të opozitës shqiptare. Mirënjohje mediave të mbarë globit për mbështetjen e kauzës së drejtë të shqiptarëve të revoltuar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat