Pogradec, digjen 4 automjete të parkuara brenda një karburanti - Bota Sot
Pogradec, digjen 4 automjete të parkuara brenda një karburanti

Shqipëria

Pogradec, digjen 4 automjete të parkuara brenda një karburanti

Më: 14 prill 2019 Në ora: 09:30
Vetura e djegur

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starovë, rreth orës 02:00.

Mësohet se mjeti i djegur është një Benz në pronësi të shtetases me inicialet V.S.

Veç këtij automjeti janë djegur pjesërisht edhe tre automjete të tjera. Mjetet ishin të parkuara brenda një karburanti.

Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar djegien e automjetit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...