Lleshaj: Nga organizatorët e protestës u përdor arsenal lëndësh shpërthyese - Bota Sot
Lleshaj: Nga organizatorët e protestës u përdor arsenal lëndësh shpërthyese

Shqipëria

Lleshaj: Nga organizatorët e protestës u përdor arsenal lëndësh shpërthyese

Më: 14 prill 2019 Në ora: 12:49
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat tha se për të 9 herë Tirana po përballet me protesta të dhunshme dhe nga organizatorët e protestës u përdor arsenal lëndësh shpërthyese

“Edhe të dielën duhet të dalim për të njoftuar disa gjëra që nuk i përkasin normales. Mbrëmë Tirana dhe Shqipëria përjetoj për të 9 herë një protestë të dhunshme dhe të paligjshme, kishte shumë më pak njerëz dhe ky është një lajm pozitiv pasi shqiptarët kuptojnë se nuk duhet të shkojnë pas tyre, por pati më shumë dhunë dhe më shumë maska ç’ka e bën protestë më të dhunshme. Protesta e mbrëmshme u zhvendos në mënyrë tinzare, nga vendi ku ishte kërkuar drejt parlamentit duke përfshirë qytetarë të pa përfshirë më protestën duke sjellë dëme tek bizneset. Nga ana e organizatorëve nuk ishte marrë asnjë masë, që protesta të zhvillohej brenda ligjit. Nga organizatorët ishin marra masa vetëm për të sulmuar dhe përdorur dhunë kundër institucioneve dhe forcave të rendit publik. Gjatë protestës u bë thirrje për dhunë dhe revolucion. Në protestë u përdor arsenal lëndësh të shpërthyese. Protesta kontribuoi për ta zhvendosur policinë nga lufta kundër grupeve kriminale tek protesta. Policia e Shtetit dha shembull kuptimplotë dinjiteti në krye të detyrës.

Shumë policë përfundua në spital. U përdor himni nga ata që nuk dinë fjalët.

Pas protestës janë marra masa për të shoqëruar personat që kanë konsumuar vepra penale dhe me keqardhje them se dhe organizatorët mund të përballen me akuza të forta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...