Protesta, Gjonaj: Përgjegjësit e dhunës të vihen para drejtësisë

Shqipëria

Protesta, Gjonaj: Përgjegjësit e dhunës të vihen para drejtësisë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 14:16
Etilda Gjonaj

Nuk mungoi dhe reagimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj vetëm pak minuta pas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me protestën e dhunshme të opozitës së bashkuar mbrëmjen e 13 Prillit.

Gjonaj, gjatë një deklarate për mediat u bëri thirrjeve organeve të drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë personat që shkaktuan dhunë mbrëmjen e së shtunës.

“Nuk janë protesta të qytetarëve por të nxitura me akte dhune nga lidershipi i tyre.  Ju bëj thirrje organeve ligjzbatuese dhe organve të drejtësisë për të hetuar dhe çuar para drejtësisë përgjegjësit e kësaj dhune dhe për të bërë drejtësi për policët e dhunuar. Këto shfaqje e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e vendeve të tjera”, deklaroi ndër të tjera Gjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat