Akuzë e rëndë, zv.Kryeministri i Shqipërisë i thotë “idioti i Tiranës” Lulzim Bashës

Shqipëria

Akuzë e rëndë, zv.Kryeministri i Shqipërisë i thotë “idioti i Tiranës” Lulzim Bashës

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:22
Braçe dhe Basha

Një ditë pas protestës së opozitës, zv.Kryeministri i Shqipërisë e ka quajtur “idiotin e Tiranës” liderin e opozitës Lulzim Basha.

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetin social, Braçe është marrë me mënyrën sesi kryetari i PD-së ka kënduar himnin e flamurit, duke e cilësuar si idiot dhe që nuk di të këndojë.

Statusi:

“Nje perpjekje per te kuptuar idiotin e Tiranes!

Perse duhet qe nje idiot “patriot” duhet te kendoje himnin kombetar ne menyre te perseritur, edhe kur nuk di te kendoje?!

Tregon vendosmeri-eshte e vetmja pergjigje.

Perse nje idiot parapolitik sulmon me dhune te hyje ne Kuvend-ne menyre te perseritur, kur vetem dy muaj e pak me pare doli vete, me deshire e pa ja kerkuar kush, madje duke e lutur edhe nderkombetarisht te mos ikte nga aty?!

Tregon vendosmeri-eshte e vetmja pergjigje.

Dakort, edhe mund te jete keshtu por, eshte vendosmeria e #idiotit ama!

Nderkohe ka nje arsye te forte te sulmit mbi Kuvendin, ne fillim duke synuar delegjitimimin permes ikjes prej tij, tani duke e sulmuar dhunshem;

Lufta mbi proceset e Reformes ne Drejtesi.

Reforma nuk bllokohet me ne Kuvend.

Por dhuna mbi Kuvendin synon bllokimin e proceseve.

Kane dy vite ne kete lufte, nuk kane votuar asgje per tu dhene shqiptareve Drejtesi reale per te gjithe.

Asgje!

Vec lufte kunder saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat