Pezullimi i Rektorit, Boçi: Vendimi antikushtetues

Shqipëria

Pezullimi i Rektorit, Boçi: Vendimi antikushtetues

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:18
Luçiano Boçi

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe komandimin e një rektori tjetër, duke e konsideruar si antikushtetues dhe antiligjor.

Në një deklaratë për mediet, ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi  shprehet se Pezullimi i Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe komandimi nga qeveria i një rektori tjetër, pa u shprehur më parë Presidenti, janë akte antikushtetuese dhe antiligjore që minojnë autonominë universitare.

“Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, i ka vënë minat autonomisë universitare, me një vendim tjetër të paligjshëm, që tregon padurimin për të zëvendësuar në mënyrë antikushtetuese rektorin e Universitetit të Tiranës. Jo vetëm vendimi i djeshëm i Besa Shahinit për pezullimin e rektorit është antikushtetues dhe i paligjshëm, por edhe vendimi i sotëm i Ministres të Arsimit, është në kundërshtim flagrant me Ligjin për Arsimin e Lartë. Komandimi i një rektori të ri, pa pritur vendimin e Presidentit, është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit. Ligji nuk ia jep Ministres këtë kompetencë”, shprehet ai.

Boçi shtoi se “në asnjë nen të Ligjit të Arsimit të Lartë, i cili rregullon autonominë e universiteteve, që nga procedura e zgjedhjes dhe deri tek ndërprerja e parakohshme e mandatit të rektorëve, nuk flitet për të drejtën e ministrit të arsimit për të komanduar rektorin e ri. Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhrin e pezullimit, Ministri i propozon Presidentit shkarkimin e Rektorit. Në rast mos shprehjeje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet. Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat