Trishtimi i kryeministrit Edi Rama në këtë foto

Shqipëria

Trishtimi i kryeministrit Edi Rama në këtë foto

Më: 15 prill 2019 Në ora: 23:35
Kulla e Katedrales së famshme të Parisit, Notre Dame

Kulla e Katedrales së famshme të Parisit, Notre Dame, është rrëzuar pasi një zjarr i madh shpërtheu në katedrale pasditen e sotme.

E gjitha Bota ka shprehur trishtim në lidhje me këtë ngjarje, pas zjarrit fatal që përpiu katedralen shekullore.

Së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një statusi në Facebook.

Rama ka shprehur pikëllimin e tij me një emoji (me lot në sy) ku e shoqëron me një foto ku shihet ‘Notre Dame’ teksa digjet.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punët e rinovimit.

Operacioni i zjarrfikësve është në vazhdim e sipër, por kulmi i ndërtesës gotike 850-vjeçare u shemb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat