Angelina Eichhorst kërkon kompromis mes palëve politike: Bojkoti nuk i shërben askujt

Shqipëria

Angelina Eichhorst kërkon kompromis mes palëve politike: Bojkoti nuk i shërben askujt

Më: 16 prill 2019 Në ora: 10:23
Angelina Eichhorst

Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS, Angelina Eichhorst, u ka bërë thirrje palëve politike në Shqipërisë të gjejnë kompromis për zgjidhjen e krizës politike.

Duke folur në Forumin Ballkanik për Shoqërinë Civile në Tiranë, Eichhorst tha se bojkoti nuk i shërben askujt dhe duhet të gjendet një kompromis mes palëve.

"Politika shqiptare duhet të ketë në axhendë integrimin e vendit", tha Angelina Eichhorst.

Ndërsa Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal,  Ballkani po përjeton një moment pasigurie një muaj para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.

"Një muaj para raportit për integrimin, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pritshmëri të lartë. Shpresoj që të mos jetë vetëm Brexit ajo që do ta eklipsojë mbledhjen e Këshillit Evropian" deklaroi Bregu.

Sa i takon rolit të shoqërisë civile, Bregu kërkoi më tepër angazhim të saj, duke kujtuar këtu edhe fondet e marra nga BE.

Bregu: Vetëm për vitet 2014-2017 janë jo pak por 145 milion euro të akorduara për shoqërinë civile nga fondet e BE. Pavarësisht se kemi shumë probleme dhe sfida është e domosdoshme që për mos mbetur ai cepi i botës ku kantilena e fjalë Ballkan krijon drithërima në shumë mendje dhe fizik të qënieve të tjera që nuk jetojnë në këtë rajon është e rëndësishme që të bashkojmë forcat të gjithë bashkë. Asnjë nuk e bën dot i vetëm.Të gjithë bashkë për një interes më të madh dhe për një vizion të përbashkët të kemi mundësi që të ndërtojmë urat reale të bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat