Shiu “shpëtoi” fermerët, nisin mbjellet e pranverës pas thatësirës së tejzgjatur

Shqipëria

Shiu “shpëtoi” fermerët, nisin mbjellet e pranverës pas thatësirës së tejzgjatur

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:07
Foto

Fermerët kanë nisur mbjellet e pranverës pas reshjeve të prillit që pasuan thatësirën e tejzgjatur. Por sipas tyre, kostoja e lartë e përdorimit të teknologjive bujqësore, farërave dhe plehrave i bën që në fund të vitit të dalin me humbje.

Shiu i prillit ishte bekim për fermerët.Pas thatësirës së tejzgjatur ata kanë dalë në fusha për mbjelljet e pranverës.

Në Greçalli të Fierit janë përqëndruar tek fasulja dhe misri.

"Do të mbjellim këto kulturat pranverore, misrin se pati një periudhë thatësire dhe na pengoi".

Megjithatë reshjet mjaftojnë vetëm për mbjelljet. Fermerët thotë se prodhimi do të varet nga vaditja.

"Pa vaditje toka s'ka prodhim, unë e kisha jonxhë".

Tjetër problem për fermerët mbetet kostoja e lartë e përdorimit të teknologjive bujqësore, farërave dhe plehrave kimikë.

Sipas tyre këto shpenzime i bëjnë që në fund të vitit të dalin me humbje.

"Janë të larta, 12 mijë lekë dynymi.Do paguaj 300 mijë lekë në këtë tokë këtu, çfarë do të marr unë? Fara është me 4 mijë lekë kg".

Bujqësia është një nga sektorët me numrin më të lartë të vetë të punësuarve dhe mban peshë kryesore në rritjen ekonomike të vendit sipas raporteve zyrtare të INSTAT.

Por fermerët ankohen për mungesën e mbështetjes së shtetit, pavarësisht disa vendimeve që i cilësojnë pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat