Felaj: Protestat po delegjitimojnë opozitën

Shqipëria

Felaj: Protestat po delegjitimojnë opozitën

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:15
Ermonela Felaj

“Protestat po e delegjitimojnë opozitën”, deklaroi sot deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ndërsa shtoi se ndërkombëtarët e kanë dënuar zgjedhjen e opozitës për protesta dhe mos hyrje në zgjedhje.

Duke folur për vazhdimin e protestave të opozitës, Felaj tha se protestat me sa duket do të vazhdojnë por çdo ditë e më shumë protestat po e delegjitimojnë opozitën.

“Vetë numri i pjesëmarrjes në protestë, mënyra se si zhvillohen, mënyra se si përfundojnë tregon se opozitës i ka rënë qoftë argument, qoftë arsyeja dhe në momentin që humb arsyen humb dhe mbështetjen. Pastaj, fakti se pjesëtarë të opozitës janë bërë pjesë  e Kuvendit tregon se janë realisht opozitë. Numri i deputetëve ka kaluar mbi 100 dhe kjo tregon se thyerja ka filluar brenda partive dhe pastaj mendo te radhët e anëtarëve dhe mbështetësve. Kjo tregon se rruga që ka zgjedhur opozita është rrugën e gabuar dhe nuk u shërben as interesave të tyre dhe nuk u shërben as interesave të vendit”, tha ajo

Po ashtu, Felaj tha se ndërkombëtarët e kanë kritikuar qëndrimin e opozitës. “Zv.ndihmës sekretari amerikan, Mathew Palme tha se zgjedhja e opozitës nuk është e duhura madje shkoi me tej, kur shtoi se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e qershorit, këto zgjedhje do jenë legjitime”, tha ajo.

Felaj shtoi se protestat e opozitës krijojnë një ambien jo të pranueshëm dhe të këndshëm dhe pengon vendin në rrugëtimin europian.

“Qëndrimi ynë është se ne të jemi të pandarë në vijimin e reformave kyçe për Shqipërinë, atyre reformave që janë jetike për ta çuar përpara Shqipërinë drejt integrimit evropian. Ka një mbështetje të shtuar për Shqipërinë kohët e fundit, veçanërisht kur po flitet për mundësinë e hapjes së negociatave në muajin maj”, tha Felaj

Duke folur për  ndalimin e protestuesve, deputetja e PS-së Felaj tha se njerëzit nuk do të qëndrojnë në burg për shkak të një proteste, sepse nuk ka ndodhur kjo në Gjykatën e Tiranës, por do shkojnë në burg apo do u provohet liria kujtdo që merr veprime që Kodi Penal i dënon.

“Protesta e fundit është një protestë e cila u pa element të shtuar të dhunës, përdorim të lëndëve piroteknike në masë, fakti që u sulmua prona publike dhe private. U panë shumë njerëz të maskuar në protestë. Vetëm kjo mjafton se dhuna ishte e paramenduar në këtë protestë dhe detyra e policisë është parandaloje dhe të çojë para organeve të drejtësisë këdo që shkel ligjin”, tha Felaj

Duke iu referuar deklaratës së sekretarit të PD-së Gazmend Bardhi se nuk ka prova për dhunë nga demonstruesit, Felaj tha se drejtuesit e PD-së nuk kanë atributin e vlerësimit të provave, por e ka gjykata.

“Besoj se provat filmike janë të rëndësishme si dhe të dhënat e deklarimeve të  personave përbejnë të dhënat bazë për marrjen e masave të tilla të ndalimit të protestuesve”, tha ajo.

Duke iu referuar deklaratës së opozitës në lidhje me gazin dhe pretendimin e tyre se nuk është gaz lotsjellës por helmues, Felaj tha se këto janë mjetet e ligjshme të punës që përdor policia në të gjithë botën për parandalimin e akteve të dhunës në protesta.

“Nuk shoh asnjë shqetësim, sepse kjo duket edhe qesharake për qëndrimin që mban opozita sepse kemi kaluar nga standardi i të qëlluarit më armë para disa vitesh ku qytetarët humbnin jetë te standarde normale të mjeteve të domosdoshme”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat