Nisin ndryshimet e ambasadorëve, Gazmend Barbullushi propozohet në Spanjë

Shqipëria

Nisin ndryshimet e ambasadorëve, Gazmend Barbullushi propozohet në Spanjë

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:12
Gent Cakaj

Që me vendosjen e Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës, ky dikaster është përfshirë nga ndryshime të shumta në trupën diplomatike.

Tashmë lëvizjet do të prekin drejtuesit e lartë të institucionit por edhe ambasadorët. 

Sekretari i përgjithshëm Gazmend Barbullushi është propozuar prej kryeministrit ambassador i Shqipërisë në Spanjë.

Të mërkurën ai do të raportojë në komisionin parlamentar për politikën e jashtme ku do të paraqesë strategjinë e tij në drejtimin e përfaqësisë diplomatike. 

Pas kësaj komisioni do të dërgojë mendimin në presidencë, i cili duhet të shprehet brenda 30 ditësh me dekret. 

Burimet kanë bërë të ditur se në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të inistrisë pritet të emërohet diplomait i karrierës Armand Skapi. 

Gjithashtu ai do të jetë edhe në krye të grupit të punës për ndryshimin e ligjit për diplomacinë. 

Skapi ishte edhe pjesë e grupit të negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë, një çeshtje që ka mbetur ende pezull mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat