Parandalimi i pastrimit të parave, misioni i ekspertëve nga Austria e Kroacia në Tiranë

Shqipëria

Parandalimi i pastrimit të parave, misioni i ekspertëve nga Austria e Kroacia në Tiranë

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:10
Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Një mision ekspertësh nga Austria dhe Kroacia janë duke dhënë duke eksperiencën e tyre pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Qëllimi i këtij misioni është  të asistojë në trans-pozimin e Direktivës Evropiane 2015/849 për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit.

Lajmi bëhet me dije nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, përmes një njoftimi të publikuar të martën pasdite. “Eksperienca e vendeve si Austria dhe Kroacia po përcillet edhe për autoritetet shqiptare, përmes një misioni ekspertësh, i cili po zhvillon një vizitë 3-ditore në MFE dhe synon të asistojë në trans-pozimin e Direktivës Evropiane 2015/849 për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit”, bën të ditur ministria e Financave dhe Ekonomisë.

“Kësaj i shërben dhe nisma ligjore e ndërmarrë nga MFE, ku kompanitë dhe entitetet e tjera të regjistruara brenda territorit të tyre të detyrohen të marrin dhe mbajnë të dhëna të sakta dhe aktuale mbi pronarët e tyre përfitues, si dhe krijimin e një regjistri të centralizuar, i cili ruan informacione mbi pronarët përfitues të këtyre subjekteve me qëllim që të lehtësojë qasjen në këtë informacion”, thekson ministria e Financave dhe Ekonomisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat