Vijon me ritme të shpejta ndërtimi i terminalit të autobusëve

Shqipëria

Vijon me ritme të shpejta ndërtimi i terminalit të autobusëve

Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:56
Korçë

Terminali i autobusëve në qytetin e Korçës është pothuajse duke përfunduar dhe vënia në funksione tij do të disiplinojë transportin e udhëtarëve në këtë zonë.

Kreu i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka publikuar disa foto nga ecuria e punimeve të këtij terminali, i cili sipas tij do të ndikojë në përmirësimin e trafikut dhe uljes së ndotjes së ambientet në këtë qytet.

“Terminali – Ecin me ritëm të shpejtë punimet e këtij projekti madhor, që do të sjellë një koncept të ri dhe modern për transportin e udhëtarëve në Korçë.

I pozicionuar në një zonë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Korçës, terminali jo vetëm do t’u japë zgjidhje nevojave për përmirësimin e trafikut dhe uljes së ndotjes të ambientit në qytet, por do të ofrojë edhe hapësira çlodhje për këmbësorët dhe sipërfaqe të gjelbëruara”, shprehet Filo.

Terminali i ri i autobusëve që po ndërtohet në qytetin e Korçës pritet që të ndikojë mjaft në lirshmërinë e lëvizjes së banorëve të zonës dhe projekti i terminalit të ri, do të jetë i integruar me planin e ri urban të qytetit të Korçës. I pozicionuar në pjesën veriperëndimore të qytetit terminali i ri ndodhet në një pozicion të favorshëm, pasi garanton lidhjen e qytetit të Korçës me kryeqytetin si dhe prek kryqëzimin me fluksin më të lartë të lëvizjeve automobilistike.

Terminali i autobusëve, pritet që t’u shërbejë rreth 80 mijë udhëtarëve në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat