Admir Murataj nuk u vra nga policia, Berisha publikon mesazhin e oficerit

Shqipëria

Admir Murataj nuk u vra nga policia, Berisha publikon mesazhin e oficerit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 19:27
Admir Murataj

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook shkruan se Admir Murataj, njeriu që sipas policisë së shtetit cilësohet si truri i supervjedhjes në aeroportin e Rinasit, nuk është vrarë nga policia.

Ish-kryeministri bazohet në këtë te një mesazh i mbërritur në adresë të tij nga një oficer i FNSH-së

Mesazhi në Facebook:

Oficeri i FNSH:

Admir Murataj nuk u qëllua nga policia. Lexoni mesazhin e tij. sb

Persh Dr.Berisha!

Sipas një punonjsi të FNSH,Admiri Murataj nuk eshte qelluar nga policia, ka dyshime shumë të forta që ai është përdorur si kurth nga njerëz me pushtet, gjithashtu ai shton: plumbi që ka marr në kokë i ndjeri nuk ekziston është zhdukur! Gjithsesi duhet verifikuar në tërësi dhe më thellë kjo çështje, por të gjitha rruget të çojnë tek një grabitje dhe skenar shtetëror!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat