Qeveria e Holandës sqaron vendimin: Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza

Shqipëria

Qeveria e Holandës sqaron vendimin: Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza

Më: 16 prill 2019 Në ora: 21:35
Mark Rutte

Ambasada e Holandës në Shqipëri ka publikuar sqarimin e qeverisë holandeze në lidhje me lajmin se Parlamenti ka votuar rikthimin e vizave për shqiptarët. 

Në një status në FB, ambasada sqaron se: Qeverisë Hollandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të rregjimit pa viza. Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë.

Për momentin, politika e vizave për udhëtimin drejt Hollandës nuk ka ndryshuar. Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pashaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat