Arta Dade: Qeveria është kapur në skandale, të largohet kryeministri

Shqipëria

Arta Dade: Qeveria është kapur në skandale, të largohet kryeministri

Më: 16 prill 2019 Në ora: 23:49
Arta Dade

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Arta Dade në një intervistë për emisionin "Tempora" në RTV Ora u shpreh se mazhoranca duhet të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama, për zgjidhjen e krizës politike.

Sipas saj mazhoranca është kapur në skandale të cilat do të duhen kohë që të zgjidhen.

Ajo tha se nuk e sheh të afërt zgjidhjen e krizës politike, pasi sipas saj mungon vullneti politik.

"Nuk e shikoj zgjidhjen e krizës politike të afërt, për arsye se mungon vullneti politik. Është mazhoranca më së pari që të zgjidhet kriza politike sepse ajo nuk po qeveris. Kemi një mazhorancë monopartiake tashmë dhe një nga sugjerimet që unë kam muaj që po e them është që mazhoranca duhet ta zgjidhi këtë problem duke kërkuar që kryeministri të largohet, të vendoset një kryeministër tjetër që duhet të jetë më i pranueshëm dhe që nuk mbart përgjegjësi kaq të mëdha mbi veten.

Sepse dihet që kemi një mazhorancë që është kapur në skandale, të cilat do të duhen kohë që të zgjidhen", tha Dade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat