Kriza politike, Meta: Opozita dhe mazhoranca i kanë bërë llogaritë gabim

Shqipëria

Kriza politike, Meta: Opozita dhe mazhoranca i kanë bërë llogaritë gabim

Më: 17 prill 2019 Në ora: 00:12
Ilir Meta

Për presidentin Ilir Meta kriza aktuale politike i ka rrënjët në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. I ftuar në emisionin "Përballë", Meta tha se qeveria dhe opozita i kanë bërë llogaritë gabim.

Meta: Aty mund të gjejmë rrënjët e kësaj krize, e cila është ashpërsuar në dy vitet e fundit dhe në dy muajt e fundit pas aktit të opozitës për djegien e mandateve.

Po të vëme re ka patur një nxitim kohët e fundit nga të dy palët për të përshkallëzuar krizën.

Pyetje: Si e keni lexuar këtë dëshirën për të shkuar me shpejtësi drejt përplasjes ?

Meta: Është llogaritja gabim e të dy palëve dhe mendoj që për arsye të ndryshme mendojnë se mund të imponojnë në mënyrë jo demokratike, si opozita është edhe mazhoranca aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat