Dades: Shteti nuk funksionon, siguria është cënuar, ekzekutivi është kapur nga korruspioni

Shqipëria

Dades: Shteti nuk funksionon, siguria është cënuar, ekzekutivi është kapur nga korruspioni

Më: 17 prill 2019 Në ora: 00:43
Arta Dade

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Arta Dade në një intervistë për emisionin "Tempora"  deklaroi se segmente shumë të rëndësishme të shtetit nuk funksionojnë.

Dade theksoi gjithashtu se në vend është cënuar siguria në mënyrë serioze, ndërsa pushteti ekzekutiv është kapur nga korrupsioni.

Arta Dade: Nuk mendoj që kemi një kapje të shtetit në kuptimin klasik të fjalës, por është shqetësuese që ka segmente shumë të rëndësishme të shtetit që nuk po funksionojnë. Pra kam parasysh pushtetin gjyqësor, por mbi të gjitha Gjykata Kushtetuese që ka kohë që nuk funksionin. Kam parasysh edhe Parlamentin, i cili nuk punon në kapacitetin dhe në formatin e tij të zakontë me djegien e mandateve nga ana e opozitës që është një gjë e paprecedentë, që dëmton shuëm rëndë funksionimin e parlamentit, dëmton shumë rëndë demokracionë dhe dëmton shumë rëndë vetë opozitën. Kemi një sërë institucionesh që nuk po funksionojnë, është cënuar siguria në mënyrë serioze, në vend dhe unë besoj se segmente shumë të rëndësishme të shtetit, si ekzekutivi janë kapur nga korrupsioni. Kemi një rezultat të munguar në luftën kunër krimit të organizuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat