“Kolaudimi”, 3 të arrestuar dhe dy në kërkim për ryshfet

Shqipëria

“Kolaudimi”, 3 të arrestuar dhe dy në kërkim për ryshfet

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:00
Policia shqiptare

Tre shtetas janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga specialistët e krimit ekonomiko-financiar në Drejtorin e Policisë së Lezhës, të dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pasi kalonin automjete jashtë kushteve teknike kundrejt ryshfetit në pikën e kolaudimit të makinave në Laç.

Operacioni i koduar “Kolaudimi” ka çuar drejt arrestimit të 22-vjeçarit S.K. dhe 50-vjeçarit M.K. nga Mamurrasi dhe 49-vjeçarit I.D. nga Lezha. Ndaj tyre ka pasur edhe një masë sigurie “arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Kurbinit gjatë së martës.

Ndërkohë, 47-vjeçari D.A. nga Laçi dhe 33-vjeçari Gj.A. nga Lezha, ndaj të cilëve ka gjithashtu masa sigurie “arrest me burg”, janë shpallur në kërkim respektivisht për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat