PD: Policia po dhunon banorët e “Bregut të Lumit” - Bota Sot
PD: Policia po dhunon banorët e “Bregut të Lumit”

Shqipëria

PD: Policia po dhunon banorët e “Bregut të Lumit”

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:57
Banorët e “Bregut të Lumit”

Partia Demokratike ka denoncuar përmes një njoftimi për mediet, shoqëuar edhe me pamje filmike, atë që e quan dhunë të policisë ndaj banorëve të zonës periferike “Bregu i Lumit” në kryeqytet.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, në vendngjarje kanë shkuar sërish fadromat e IMT-së që kanë për objektiv prishjen e shtëpive të banorëve të zonës, e sipas PD-së ka pasur edhe përplasje mes tyre dhe policisë.

Selia blu thekson gjithashtu se disa telefonë, me anë të të cilëve është xhiruar ngjarja, janë sekuestruar nga policia, megjithatë pamjet sërish kanë mbërritur në Partinë Demokratike, e cila i cilëson harbute dhe të dhunshme nga policia kundrejt një vajze.

Ndërkohë, banorët pretendojnë se policia ka ardhur me forca më të shumta sesa pak ditë më parë, kur policia tentoi të nxirrte me forcë banorët që kundërshtonin prishjen e shtëpive pa u dëmshpërblyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...