Basha: Vajzat e mia nuk kanë jetuar kurrë jashtë shtetit

Shqipëria

Basha: Vajzat e mia nuk kanë jetuar kurrë jashtë shtetit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 11:25
Lulzim Basha me vajzat

Kryedemokrati Lulzim Basha mohon që fëmijët e tij të kenë jetuar jashtë shtetit.

Gjatë emisionit “Tempora”, kryetari i Partisë Demokratike hodhi poshtë pretendimet se familja e tij jeton në Holandë.

Ai tha se vajzat e tij jetojnë në Tiranë, madje edhe shkollën e ndjekin këtu.

“Fëmijët e mi jetojnë këtu dhe turp për ata gazetarë që, sa herë që karaktere të pështira si Erjon Veliaj apo dikush tjetër në studio u thonë se Basha ka familjen në Holandë, njerëz që e dinë fare mirë se vajzat e mia janë këtu, jetojnë dhe shkojnë në shkollë këtu, këtyre u ka ngelur vetëm gënjeshtra.

Edhe gënjeshtrën ua thyen studentët, ua shkatërroi lëvizja studentore. Por këtyre s’u ka mbetur asgjë tjetër përveç gënjeshtrës dhe, natyrisht, media që i shërbejnë gënjeshtrës, të cilat, për turpin e tyre, nuk janë thjesht media sot, por kanë mision vetëm të pasurojnë pronarët e tyre. Janë pjesë e problemit dhe duhet të japin llogari para publikut, njësoj si oligarkët dhe kriminelët”, deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat