Kundërshtohet heqja e dypunësimit për bluzat e bardha

Shqipëria

Kundërshtohet heqja e dypunësimit për bluzat e bardha

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:08
Ilustrim

Infermierët kundërshtojnë heqjen e dypunësimit në projektligjin për kujdesin shëndetësor. Sipas tyre, kjo është një e drejtë që duhet të vazhdojë për sa kohë nuk cënohet vendi i punës. Diskutimet u bënë gjatë takimit me grupet e interesit në Komisionin e Shëndetësisë.

Propozimi në projektligjin për kujdesin shëndetësor për heqjen e të drejtës të ushtrimit të dy profesioneve nga mjekët dhe infermierët është kundërshtuar nga urdhri i infermierëve.

Në Komisionin e Shëndetësisë gjatë diskutimeve për draftin, Blerina Duka, nënvizoi se punonjësit e shëndetësisë kanë të drejtë të ushtrojnë dy profesione për sa kohë nuk cënojnë vendin e punës.

Presidenti i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj, kërkoi që në projektligj të specifikohet më qartë siguria e të dhënave personale për pacientët.

Grupet e interesit kërkuan më tepër kohë për t’u njohur me projekligjin e kujdesit shëndetësor, pasi jo për të gjithë gjërat janë venë në dijeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat