Minatorët në protestë: Nuk do të votojmë nëse nuk miratohet statusi

Shqipëria

Minatorët në protestë: Nuk do të votojmë nëse nuk miratohet statusi

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:12
Protesta e minatorëve

Minatorët protestuan sërish përpara kryeministrisë për statusin e tyre. Ata thanë se nëse kërkesa nuk realizohet nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Madje, nuk përjashtuan as mundësinë për të hyrë në grevë urie.

Minatorët dolën sërish në protestë përpara Kryeministrisë. Kërkesa e tyre për miratimin e statusit mbetet e panegociueshme.

Minatorët thanë se nëse nuk bëhet i realizueshëm statusi ata nuk do të marrin pjesë as në zgjedhje.

Madje, disa prej tyre thanë se do të hyjnë në grevë urie.

Një ndër kërkesat kryesore të minatorëve janë që pensioni minimal i tyre të jetë jo më pak se 175 përqind e pagës minimale.

Më parë minatorët kanë protestuar edhe para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat