Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore: Kujdes PPP

Shqipëria

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore: Kujdes PPP

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:45
Foto

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore ka ripërsëritur kërkesën për më shumë transparencë në lidhje me kontratat PPP.

Rreziku në buxhet dhe në ekonomi nga këto kontrata ka bërë që institucionet ndërkombëtare ta kenë në vëmendje këtë çështje.

Shqetësimi i është risjellë në vëmendje Ministres së  Financave, Anila Denaj në takimet e zhvilluara në SHBA, ku ajo premtoi  shtim të monitorimit.

Anila Denaj: Roli i ri Ministrisë së Financave për monitorimin e PPP do të jetë një rol më i shtuar dhe do të kërkojë të mitigojë risqe që mund të lidhen me efektet buxhetore. Këto risqe nuk janë sot reale, pasi jemi brenda limiteve buxhetore. Jemi në pararojë të analizave. 

Një tjetër temë për të cilën është diskutuar ka qenë edhe qëndrueshmëria fiskale për të cilën ministrja u shpreh se po shihet mundësia për një projekt afatmesëm nga 3  në 5 vite.

Anila Denaj: Mendojmë që çdo vijueshmëri do të jetë për projekt afatmesëm 3-vjeçar deri në 5-vjeçar pasi kjo krijon një qëndrueshmëri më të lartë.

Këto deklarata të ministres u bënë një takimi të organizuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me MFE, për Sistemin e Integruar të Financave Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat