Klosi ndan detyrat për sezonin veror: Më shumë kontrolle nga Drejtoria e Tatimeve

Shqipëria

Klosi ndan detyrat për sezonin veror: Më shumë kontrolle nga Drejtoria e Tatimeve

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:57
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka ndarë detyrat për bashkitë dhe institucionet e tjera në prag të nisjes së sezonit turistik. Ai kërkoi më shumë kontrolle nga Drejtoria e Tatimeve ndërsa Institutit të  Higjienës dhe Inspektoriati të Mjedisit i bëri thirrje të marrin masa për të siguruar pastrimin e mbeturinave.

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministri Blendi Klosi kërkoi nga drejtoria e tatimeve kontrolle të rrepta ndaj bizneseve, ndërsa Institutit të Higjienës dhe Inspektoriati të Mjedisit u bëri thirrje të marrin masa për të siguruar pastrimin e mbeturinave.

Klosi: Ne kemi patur takime me të gjithë kryetarët e bashkive të vijës bregdetare. U kemi kërkuar intensifikimin e përpjekjeve për sezonin turistik, për të pasur një situatë më të pastër. Duke marrë në konsideratë edhe zgjedhjet lokale që janë në datën 30 qershor, besoj që ka nevojë që bashkitë të jenë të asistuara shumë më shumë dhe strukturat akomoduese të jenë disa herë të kontrolluara.  

Një tjetër problematikë, sipas tij, mbetet ndotja akustike, për të cilën ministri u ka kërkuar bashkive që të miratojnë me vendim të Këshillit Bashkiak hartat e zonave ku lejohet dhe nuk lejohet muzika.

Klosi: Ky vit është viti i sfidës, sepse do e kemi të mundur që të sigurojmë po të njëjtin rezultat, natyrisht me një rritje pozitive dhe ta shndërrojmë Shqipërinë nga një destinacion i aventurës në një destinacion të qëndrueshëm turistik.

Klosi tha se synimi i të gjitha masave është zgjatja në kohë e sezonit turistik por edhe rritja e numrit të vizitorëve të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat