Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 18 prill 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës e zhvillim të vranësirave kryesisht në mesditë dhe pasdite.

Parashikohen reshje shiu në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore ndërsa do të ketë shtrëngata të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim 1-10m/sek. Në bregdet deri në 15m/s. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3, raporton Atsh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-23 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat